TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zlatko Daliç, është një nga trajnerët më të përfolur sot në botën e futbollit, pasi ka çuar Kroacinë në finalen e kupës së botës. Ekipi kroat ka shkëlqyer nën drejtimin e tij, duke fituar ndeshje mjaft të vështira. Por dikur, Daliç ka drejtuar një ekip shqiptar. Në vitin 2008 ai ka qenë në drejtimin e ekipit të Dinamos, në pronësi të Besnik Sulajt.
Megjithatë aventura e kroatit si drejtues i këtij klubi mori fund shpejt. Ai u shkarkua si një trajner i paaftë dhe si fajtori i humbjeve të njëpasnjëshme. Por njohësit e futbollit që kanë qenë pranë zhvillimeve në kampionatin shqiptar në atë kohë, shprehen se Daliç nuk ka pranuar të ndryshojë apo modifikojë formacionin e lojtarëve titullarë me urdhër të "shefave", praktikë kjo e njohur në kampionatin tonë. Ai është konsideruar një trajner i paaftë për të kryer detyrën, me mënyrën që i kërkohej nga drejtuesit.
/TPZ.AL/
Në foto: Daliç duke ecur në rrugët e Tiranës