TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Më pas, në përfundim të ndeshjes së Kroacisë me Anglinë, Rama nxitoi të postonte një foto në rrjetet sociale me presidenten kroate, Kolinda Kitarovic, duke e titualluara "Photo of the day", pra "Fotografia e ditës", si për të treguar se kryeministri Rama është gjithnjë pranë fitmitarëve, duke e trajtuar edhe samitin si një ndeshje të madhe futbolli.
Këto dy momente, së bashku me fotografinë e shkrepur në nxitim e sipër me presidentin Trump, e kanë shndërruar praninë e Ramës në këtë samit në një sukses të vërtetë për axhendën e tij të shpëlarjes së trurit të shqiptarëve. Rama nuk është i shqetësuar për shfaqjen e tij groteste dhe pamjen prej kllouni, për sa kohë që ai merr vëmendje dhe kthehet në personazh viral i rrjeteve sociale.
Vetëm dy ditë më parë në samitn e mbajtur në Londër për Ballkanin Perëndimor, Rama përdori të njëjtën strategji për tërheqjen e vëmendjes, duke veshur atlete të bardha në fotografinë zyrtare, duke shkaktuar të qeshura dhe tallje nga shtypi britanik. Edhe në atë samit kryeminstri nuk nguroi të përqafojë rolin e kllounit, për pak vëmendje mediatike.
Për kryeministrin Rama, prania mes liderëve botëror dhe tentativa për të treguar afrimitet me ta, është një strategji e mirëmenduar për të legjitimuar pushtetin e tij në Shqipëri, vend i cili dita ditës po kthehet në një autokraci ku dhunohet dhe tjetërsohet prona publlike, mashtrohen dhe përbuzen qytetarët dhe ku arroganca e pushtetit ka arritur kulme të panjohura më parë.
/TPZ.AL/
LEXO EDHE:
http://www.tpz.al/2018/07/12/video-si-u-injorua-edi-rama-ne-samitin-e-nato-s-nga-presidenti-francez-dhe-kryeministri-belg/