AKTUALITET, 29 Gusht 2020, 21:22

Gjendet i vdekur nga familjarët 47-vjeçari në Librazhd (EMRI)

Gjendet i vdekur nga familjarët 47-vjeçari në Librazhd (EMRI)

Një 47-vjeçar në Librazhd dyshohet se është vetëvarur në pemë dhe ka gjetur vdekjen. Policia informon se trupi i pajetë i tij është gjetur rreth orës 19:50 nga familjarët e tij.

Sipas hetimeve paraprake ai vuante nga depresioni dhe më parë ka tentuar të vethelmohet.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Librazhd/Informacion paraprak

Më datë 29.08.2020, rreth orës 19:50, është gjetur nga familjarët dyshohet i vetvarur në një pemë pranë banesës, shtetasi A. A., 47 vjeç.

Nga hetimi paraprak dhe dekleratat e familjarve dyshohet se vuante nga depresioni dhe se më herët ka tentuar të vetëhelmohet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.