LIFESTYLE, 22 Mars 2018, 12:21

Amarda Toska publikon foton e parë me Sian: Dorë për dore si dy shoqe (FOTO)

Amarda Toska publikon foton e parë me Sian: Dorë për dore si dy

Mëngjesin e 12 marsit Ermal Mamaqi na dha lajmin e bukur se ishte bërë baba për herë të dytë dhe publikoi foton e parë të vogëlushes së bashku me Amin.

Me qindra komente dhe urime, aq sa vetëm brenda pak orëve vajza e çiftit të njohur u shpall mbretëresha e re e “Instagramit”. Ami dhe Ermali e kanë pagëzuar vogëlushen e tyre me emrin Sia, sikurse këngëtarja me famë botërore. Sipas Ermalit, emri Sia në gjuhën biblike ka kuptimin e fitores.

Mbrëmjen e djeshme Ami publikoi foton e parë të saj me Sian bukuroshe që ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve. Në këtë foto Ami shfaqet dorë për dore me engjëllin e saj të vogël.

“Dorë për dore…dy shoqe..gjithë jetën! Sia ime”, ka shkruar Ami në përshkrimin e fotos ku nuk kanë munguar urimet e shumta për një jetë të gjatë për princeshën e vogël.

https://www.instagram.com/p/BgjhRZ_FW0s/?taken-by=amardatoska