LIFESTYLE, 22 Mars 2018, 12:27

Eni Koçi merr mesazhin horror: Do të vdesësh, je ushqim për krimba!

Këngëtarja Eni Koçi ka marrë një sms mjaft të frikshme në Instagramin e saj.

Eni numëron 510 mijë ndjekës në Instagram, dhe është ndër këngëtaret më të komentuara. Por jo gjithmonë mesazhet dhe komentet të gëzojnë:

“Do të vdesësh një ditë, mos u kreno me trupin sepse je e përkohshme, apet do kthehesh në Tokë. Do vdesësh një ditë je ushqim për krimba”.

Mesazhet i ka zbuluar këngëtarja e cila ka publikuar një foto, krah së cilës shkruan:

“Më kapi syri një mesazh dhe mu duk vetja në film horror. Të gjithë do vdesim një ditë po nuk e kuptoj se përse ky njeriu vazhdon të ma rikujtoj këtë gjë. Uroj që njerëzit pozitiv të nga rrethojnë sa më shumë në jetë”.