LIFESTYLE, 20 Tetor 2018, 14:29

Ushtrimet aerobike kanë efekte antidepresive

Ushtrimet aerobike kanë efekte antidepresive

Një analizë e testeve klinike tregon se ushtrimet aerobike të mbikëqyrura, kanë efekte të mëdha kundër depresionit për pacientët.

Gjatë 11 testeve të bëra, 455 pacientë të rritur (18-65 vjeç) me depresion si çrregullim parësor, ushtrimi aerobik i mbikëqyrur u krye mesatarisht për 45 minuta, në intensitet të moderuar, 3 herë në javë dhe për 9.2 javë. Ajo tregoi një efekt të dukshëm të përgjithshëm antidepresiv, në krahasim me medikamentet kundër depresionit dhe / ose terapitë psikologjike.

Një program trajnimi stërvitor mund të konsiderohet si një alternativë ndaj ilaçeve kundër depresionit për trajtimin e depresionit tek personat e moshuar. Megjithëse ilaçet kundër depresionit mund të lehtësojnë dhimbjet më shpejtë sesa stërvitja, pas 16 javësh stërvitja  ishte po aq e efektshme në uljen e depresionit tek pacientët.

"Në mënyrë kolektive, ky studim ka gjetur se ushtrimi aerobik i mbikëqyrur mund të mbështesë ndjeshëm trajtimin e depresionit të madh në shërbimet e shëndetit mendor", tha autori kryesor Dr. Ioannis D. Morres, i Universitetit të Selanikut, në Greqi. /TPZ.AL/