TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 1001 raste të reja me COVID-19 dhe nëntë viktima, ndërsa të intubuar në spitale në luftë me sëmundjen janë 177 pacientë.
Krahasuar me dje, kemi një rritje të rasteve dhe një viktimë më pak, pasi të premten ishin 771 të infektuar dhe 10 viktima.
Në Greqi rekordi i viktimave u shënua në 28 Nëntor të vitit të kaluar, 121 fatalitete, ndërsa përsa i përket rasteve të reja, në 30 mars të këtij viti u regjistruan 4340 të infektuar.