LIFESTYLE, 23 Mars 2019, 23:20

Zbulohet shuma marramendëse që merr Elvana Gjata për një koncert

Zbulohet shuma marramendëse që merr Elvana Gjata për një

Stilisti Valdrin Sahiti, i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Xing me Ermalin’, ka folur për shumë personazhe të njohur.

Një ndër ta edhe këngëtarja Elvana Gjata, e cila prej vitesh bashkëpunon me Valdrinin.

Teksa fliste për Elvanën, ai zbuloi që ajo merrte 20 mijë euro  për një koncert dhe se asaj nuk i pëlqen të harxhojë për veshje.

’Elvana është shumë e përqëndruar në muzikë, në vokal dhe unë ja kam sjellë fokusin edhe tek paraqitja. E kam ndihmuar më kurimin e imazhit edhe jashtë skenës. Në fillimet tona i thashë t’i kushtonte rëndësi edhe veshjes jashtë skenës. Në një rast kur udhëtuam bashkë i thashë si s’po të vjen turp, 20 mijë euro merr në koncert, një çantë, një peliçe, një palë këpucë nuk i ke firmë. Të paktën një çantë Louis Vuitton bazike duhet ta kesh patjetër i thashë. Nuk më duhet tha, kam blerë 3 të tilla nga 50 euro online. I thashë ose merre çantën dhe bëhu njeri ose nuk punojmë më bashkë. Pastaj me vite e detyrova të blente çantën, peliçen etj’, tregoi Valdrini.