LIFESTYLE, 28 Dhjetor 2019, 11:16

Në pritje të ëmbël gruaja e Taulant Xhakës, fotoja e Arbnorës me barkun e rrumbullakosur


Futbollisti Tuant Xhaka do të bëhet baba. Bashkëshortja e futbollistit të njohur, është në pritje të ëmbël.

Është vetë çifti, Arbnora dhe Taulanti të cilët e dhanë lajmin nëpërmjet disa fotove në rrjetet sociale. Në to shfaqet barku i rrumbullakosur i Arbnorës.

Foto të publikuara nga Taulant Xhaka dhe gruaja e tij

Kohët e fundit Xhaka e treguar edhe publikisht se është shumë romantik. Në muajin qershor, futbollisti i ulur në gjunjë i propozoi për martesë të fejuarës së tij.

“Zoti dhe Zonja Xhaka,”– shkruajti futbollisti përkrah fotos me Arbnorën.