AKTUALITET, 5 Korrik 2019, 12:44

Seanca bie ndesh me protestën, Kuvendi merr masat për 8 korrikun

Seanca bie ndesh me protestën, Kuvendi merr masat për 8 korrikun


Më 8 korrik, të hënën opozita do të zhvillojë protestën e saj të radhës. Por njëkohësisht në këtë ditë do të ketë edhe seancë plenare. Duhet të themi se orari se kur do të nisë seanca plenare ka ndryshuar. Seanca ishte parashikuar të mblidhej në orën 18:00 por tashmë është afruar me një orë, pra do të nisë në orën 17:00.

Opozita njoftoi se do të protestojë të hënën më 8 korrik duke nisura nga ora 20:00. Por referuar precedentëve, protesta është zhvilluar në dy vende, para Kryeministrisë dhe Parlamentit.  Mesa duket kuvendi do të nisë seancën më herët për të shmangur ndonjë përplasje.

E hënë, datë 8.7.2019, ora 17.00

Rendi i ditës

Bazuar në urdhrin nr. 24, datë 4.7.2019 të Kryetarit të Kuvendit

z. Gramoz Ruçi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores).

2. Shqyrtimi i raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe propozimit të Komisionit për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar, bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës z. Ilir Meta. pdf (Rregullore, nenet 48 dhe 112, votim me shumicë të thjeshtë)

Raporti i Komisionit përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Diskutime (130 minuta debati – 70 minuta shumica parlamentare – 60 minuta opozita parlamentare)

Koha e votimit