LIFESTYLE, 22 Tetor 2020, 18:19

Leka Zogu dhe Elia Zaharia bëhen prindër të një vajze, zbulohet emri


Leka Zogu dhe Elia Zaharia janë bërë prindër. Çifti mbretëror ka mirëpritur sot fëmijën e tyre të parë, që është një vajzë. ndërkohë është  zbuluar edhe emri që ata kanë zgjedhur për vogëlushen.

Elia e ka sjellë në jetë vajzën ditën e sotme në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe të dyja gëzojnë shëndet të plotë.

Postimi i plotë i Princ Lekës

Familja Mbretërore Shqiptare është e lumtur të bashkëndajë lajmin e lindjes së Lartësisë së Saj Mbretërore Princeshës Geraldinë që u erdhi në jetë Lartësive të Tyre Mbretërore Princit Leka të Shqiptarëve dhe Princeshës Elia, ditën e enjte, 22 tetor 2020, ora 09:30.

Princesha Elia lindi pa vështirësi në spitalin obstetrik-gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.

Si nëna ashtu edhe bebi gëzojnë shëndet të plotë, falë edhe kujdesit të lavdërueshëm të personelit mjeksor.