TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtari i famshëm anglez, Elton John, ka falenderuar Papa Françeskun, që bëri deklaratën historike në mbështetje të martesave civile mes personave të së njëjtës gjini.
Këngëtari thotë se martesa e tij me bashkëshortin, David Furnish, i ka sjellë lumturi dhe siguri të papërshkrueshme.
"Faleminderit Françesk, për mbështetjen tënde ndaj unioneve civile mes të njëjtës gjini. Bashkëjetesa ime civile dhe më pas martesa me David Frunish, më ka sjellë lumturi dhe siguri të papërshkrueshme. Duke i dhënë bekimin tënd unioneve civile mes të njëjtës gjini, sjell një hap të madh drejt barazisë dhe themelet, me të cilat shumë të tjerë mund t'i gëzohen të njëjtës mbrojtje dhe lumturi. Zoti ju bekoftë!", shkruan Elton John.
Ditën e djeshme u mësua se, Papa Françesku ka deklaruar që çiftet e së njëjtës gjini duhet të lejohen të hyjnë në “unione civile”, duke dalë për herë të parë hapur pro marrëdhënieve gay dhe njohjes ligjore të tyre. Papa ka thënë se “personat homoseksualë kanë të drejtë të kenë një familje“, në një dokumentar të transmetuar në Festivalin e Filmit në Romë.
“Ata janë fëmijë të Zotit dhe kanë të drejtën e jetës familjare. Askush nuk duhet përzënë apo gjykuar mizorisht për këtë. Duhet të krijojmë një ligj për unionet civile. Në atë mënyrë ata janë të përfshirë në ligj“, ka deklaruar Papa.
Përveç këtyre komenteve mbi unionet civile, dokumentari tregon gjithashtu Papën, i cili inkurajon dy burra gay, të shkojnë në kishë me tre fëmijët e tyre.
Françesku që prej momentit kur u zgjodh Papë, ka dashur të adoptojë masa më gjithëpërfshirëse ndaj komunitetit LGBT në deklaratat e tij publike. Pas zgjedhjes së tij, ai i’u përgjigj një pyetje lidhur me priftërinjtë gay kështu: Kush jam unë për të gjykuar? Muajin e kaluar, Papa Françesku i tha një grupi prindërish të personave LGBT se “Zoti i do fëmijët tuaj, ashtu siç ata janë” dhe se “Papa i do fëmijët tuaj siç ata janë, sepse janë fëmijët e Zotit“.
Deklarata e Papës ka sjellë reagime të shumta mbështetëse ndaj tij dhe qëndrimit në raport me komunitetin LGBTI , por edhe e ka trazuar Kishën Katolike.
/TPZ.al/