LIFESTYLE, 29 Korrik 2018, 17:38

Në muajt e fundit të shtatzënisë, Jona Spahiu del për jetë nate dhe duket e mahnitshme

Në qershor të këtij viti, moderatorja e njohur Jona Spahiu kurorëzoi në martesë dashurinë e saj me biznesmenin, Frenkli Ymeri. Menjëherë pas dasmës, çifti u nis për pushime në Ibiza të Spanjës.

Nga atje, Jona postoi foto e video të ndryshme ku herë pas here tregonte edhe barkun e rrumbullakosur.

Por së fundmi, teksa ndodhet në muajt e fundit të shtatzënisë, moderatorja ka publikuar sërish një tjetër foto.

Jona është shfaqur veshur me një fustan jeshil të gjatë që i tregonte barkun shumë të rrumbullakosur. Siç e shohim në foto, moderatorja ka ndryshuar goxha dhe nuk mund të mos vërejmë nurin që i ka rënë nga shtatzënia.