LIFESTYLE, 29 Korrik 2018, 16:23

Rudina Magjistari thyen rregullin: Pozon për herë të parë me rrobe banjo

Tashmë që sezoni televiziv ka përfunduar, Rudina Magjistari po shijon pushimet verore përkrah familjes.

Nga fotot e postuara në profilin e saj në “Instagram”, duket se moderatorja e “Klan” ka zgjedhur të pushojë buzë detit dhe nuk mungojnë edhe imazhet e ëmbla ku shfaqet me vogëlushen e saj.

Mirëpo sot, Rudina ka guxuar dhe ka postuar për herë të parë një foto me rrobe banjo. Ajo shfaqet e ulur buzë pishine, teksa mbi kokë mban kapelen ku është e printuar personazhi vizatimor Moana, si dhe ka veshur një pale rrobe banje me printe lulesh.

Moderatorja duket mjaft në formë dhe e lumtur, teksa rrezaton vetëm pozitivitet me buzëqeshjen e saj.