LIFESTYLE, 29 Korrik 2018, 16:58

Foto/ Landi zbulon se kush është “komshia” që e frymëzoi për këngën, kjo foto po çmend të gjithë

Landi Fornia ose siç njihet ndryshe Landi i West Side Family është një ndër djemtë më të dashur të publikut.

Ditën e sotme ai na ka tërhequr vëmendjen me një foto që ka postuar në profilin e tij në instagram., ku ka treguar komshien e këngës së tij. Në foto shihet Landi në një makinë, por ajo çfarë vërtet na bën përshtypje është se në sediljen tjetër janë këmbët e një femre.

Shumë dyshime ngrihen për femrën që shoqeron këngëtarin. Akoma më tepër dyshimet na shtohen nga fjalët e Landit që shoqërojnë foton.

“Kjo është #KOMSHIA sipas @meris.avdolli

Plako se ke idenë sa ma ke gjet shijen te makina. ?

Suxese”, ka shkruar ai përkrah fotos.