LIFESTYLE, 29 Korrik 2018, 17:09

Foto/ Gazetarja e njohur në fund të jetës së saj, bën gjestin e dhimbshëm që përlot të gjithë

Në nëntor të dy viteve me pare, gazetarja dhe prezantuesja e cila punon prej 15 vitesh ne BBC, mësoi se ishte prekur nga sëmundja e rëndë e kancerit.

Por me të marrë vesh këtë lajm, ajo ka vendosur të shkruajë një libër dedikuar djalit të saj 2 vjeç me titull “For Fred”.

Gazetarja e cila ka lindur në Uells nisi të shkruajë librin e saj në vitin 2017.

Pavarësisht disa terapive që ajo bëri, mjekët nuk i dhanë shpresë 40-vjeçares, e cila është në fazën përfundimtare të sëmundjes.

“Unë dua që ai të më kujtoj gjithmonë, nuk dua të më harroj”- ka thënë Rachael Bland.

Më këtë libër gazetarja dëshiron t’i tregojë jetën e saj djalit, që ai kur të rritet të mësoj më shumë rreth nënës së tij. ”Ai është në një moshë të vogël dhe nuk do më mbajë mend. Dua t’i tregoj gjëra të miat që të në ardhmen të krijojë të ide se kush isha unë”- ka vazhduar më tej gazetarja në një intervistë shkruan The Sun.

Në libër gazetatarja i jep këshilla vogëlushit të saj se si të gjejë lumturinë, si të nisë një karrierë të sukseshme dhe gjithashtu ajo ka shkruar dhe disa anekdota.