TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Ksamil, ku humbi jetën një 20-vjeçar nga Portugalia.
Policia ka gjetur dhe sekuestruar thikën që dyshohet se është përdorur në konfliktin që përfundoi me vrasjen e turistit 20-vjeçar, Luis Miguel Varela Mendes. Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ka nisur pas një konflikti mes viktimës dhe Sokrat Vatës, i cili dyshohet se e ka goditur 20-vjeçarin me thikë.
Pas ngjarjes, autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e provave që mund të hedhin dritë mbi dinamikën e konfliktit.
Thika e gjetur është sekuestruar si provë materiale dhe pritet t’i nënshtrohet ekspertizave për të përcaktuar nëse është arma e përdorur në vrasje.