TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Tiranës gjatë 48 orëve të fundit ka arrestuar 13 persona për vepra të ndryshme penale, kryesisht për aksidente rrugore.
Katër prej të arrestuarve janë arrestuar nga specialistët për hetimin e krìmit për dhūnë fizike dhe goditje të punonjësve të policisë ndërsa shtatë të tjerë janë arrestuar nga specialistët e qarkullimit rrugor, pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur, duke bërë që të aksidentonin këmbësorët, 2 prej të cilëve kanë humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjatë 48 orëve të fundit janë vënë në pranga 13 persona, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krìmit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. S., 34 vjeç, pasi në rrugën “5 Maji”, në bashkëpunim me një shtetas ende të paidentifikuar, ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin A. K., duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
Nga specialistët për Hetimin e Krìmit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. K., 28 vjeç, sepse në Bathore, në banesë, ka ushtruar dhūnë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes.
Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krìmit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K. GJ., 53 vjeç dhe S. GJ., 30 vjeç, pasi në rrugën “Konferenca e Pezës”, me vetëgjyqësi, duke penguar ekzekutimin e vendimeve të gjykatës, kanë pushtuar tokën e shtetasit M. S., si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik, për shkak të detyrës.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë është kapur dhe ndaluar shtetasi:
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.