AKTUALITET, 1 Korrik 2020, 13:36

Rreziku nga koronavirusi, Austria: 14 ditë karantinë për udhëtarët nga Ballkani Perëndimor

Rreziku nga koronavirusi, Austria: 14 ditë karantinë për


Në një kohë që vendet e Ballkanit janë në pritje të një vendimi për hapjen e kufijve me BE-në, sëfundmi Austria ka lëshuar nivelin më të lartë të alarmit për të gjithë Ballkanin Perëndimor, ditën kur BE lejoi vetëm dy vende nga gjashtë që të jenë pjesë e listës së “sigurt.”

Por disa vende të Ballkanit kanë parë një goditje të fortë ditët e fundit me shtimin e rasteve të reja, por BE-ja me 27 vende anëtare ra dakord që kufijtë të mund të rihapeshin me Serbinë dhe Malin e Zi.

Austria e ka bërë këtë paralajmërim për gjashtë vendet: Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova.

Paralajmërimi për kategorinë e gjashtë prek të gjitha udhëtimet drejt Ballkanit Perëndimor dhe rekomandon që austriakët të rikthehen nga këto vende menjëherë.

Ndërkohë ata që do të rikthen ose do të duhet të qëndrojnë për 14 ditë në karantinë, ose duhet të tregojnë provat e një testi negativ për koronavirusin.

Ky lajm është bërë me dije nga ministri i Jashtëm, Alexander Schallenberg.

Austria ka regjistruar 107 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit dhe Ministri i Jashtëm Alexander Schallenberg u tha gazetarëve se rastet e reja të infeksione me Covid-19 ishin gjurmuar përsëri te njerëzit që kishin udhëtuar nga Ballkani Perëndimor.