TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Katër shqiptarë të moshës mes 22 dhe 34 vjeç, janë arrestuar nga policia italiane në Caivano mbrëmjen e djeshme, pasi kryen një vjedhje në një banesë.
Gjatë operacionit të kryer nga policia e Caserta që u karakterizua nga një ndjekje, një nga shqiptaret mbeti i plagosur në këmbë nga një plumb që u qëllua nga një efekriv policie.
Edhe një agjent policie ka mbetur i plagosur pasi shqiptarët, në tentativë për tu larguar, i kanë shtypur këmbën me makinë.
Siç raportojnë mediat italiane, të arrestuarit janë: Meritan Tasha 22 vjeç, Kostandin Cera 34 vjeç, Mensur Daci 33 vjeç dhe Adem Bodini 27 vjeç. Sipas të njëjtave burime: të katërt ishin pa leje qëndrimi të rregullt në Itali dhe me precedentë të mëparshëm penalë në këtë shtet, për vepra kundër pronës.
Shqiptarët lëviznin me një “Alfa 147”, që u ndoq nga policia për disa kilometra. Në një moment, shqiptarët braktisën makinën dhe një prej tyre qëlloi me armë zjarri ndaj një efektivi policie. Ky i fundit u kundërpërgjigj duke e plagosur.
Në një tjetër episod gjatë ndjekjes, teksa tentonin të largoheshin me makinë, shqiptarët lëndojë një tjetër efektiv policie.
Në fund, 4 shqiptarët u arrestuan, ndërsa në makinën tip “Alfa Romeo” u gjetën mallra të vjedhura.
/PANORAMA/