TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një denoncim tjetër ka ardhur pas rastit të djeshëm të denoncuar nga Partia Demokratike që sipas qeveria i ka dhënë tendera publikë kompanisë “Inerte Expres”, e cila zotërohet nga biznesmeni Mondi Bega i dënuar në Itali për trafik droge.
Këtë herë deputeti i PD Gent Strazimiri denoncon një rast tjetër që është ai i ndërtimit të autostradës Elbasan.
Sipas tij, kompania e mikut të Taluant Ballës ka përfituar 10 milionë euro nga taksapaguesit shqiptarë.
“Shqipëria mbetet parajsë e krimit të organizuar. Tenderi për mikun e Ballës, vetëm një rast. Balla hesht.
Rasti më flagrant është ai i ndërtimit të autostradës Elbasan. PD ka vërtetuar se kompania “Inerte Expres” e Taulant Ballës ka përfituar 10 milionë euro që nga viti 2018 e deri më sot nga taksapaguesit shqiptarë,” tha Strazimiri.