TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aksioni i nisur pak ditë më parë nga Policia e Shtetit për monitorimin e qarkullimit të automjeteve me dron po vijon të japë rezultate. Në një video të postuar nga Policia e Shtetit, e cila ka monitoruar së fundmi në rrugët e Beratit, thuhet se janë gjobitur për shkelje 74 drejtues mjetesh.
Njoftimi i policisë
Policia Rrugore vijon monitorimin e qarkullimit të automjeteve me DRON. Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore ka vijuar në qarkun Berat monitorimin me DRON për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor.
Gjatë monitorimit janë ndëshkuar me masë administrative 74 drejtues mjetesh, nga këta 34 për OASH.
Monitorimi do të vijojë në të gjitha rrugët në qarqet e vendit.
https://www.youtube.com/watch?v=kPfClWG5KvA