AKTUALITET, 2 Dhjetor 2018, 14:10

“Dy dekada pasi e çliruam e kemi në grup”, gazetari anglez me postim të bukur për Kosovën

“Dy dekada pasi e çliruam e kemi në grup”, gazetari
Shorti i hedhur ditën e sotme për kualifikueset ‘Euro 2020’ në Dublin, i rezervoi Kosovës Grupin A. Dardanët në këtë grup kanqë edhe kombëtaren e Anglisë me të cilën do të përballen. Pas këtij lajmi, reagime të shumta kanë pasuar në rrjetet sociale. Mes tyre ka reaguar dhe gazetari i sportit në AP, Rob Harris, i cili pas shortit postoi në Twitter: “Kosova në grup me Anglinë në kualifikimet për Euro 2020 – dy dekada pasi Britania luajti rol kyç në luftën ndaj Serbisë, duke detyruar Beogradin të tërhiqet nga Kosova. Grupi A: Angli, Çeki, Bullgari, Mali i Zi, Kosovë”. Ndeshjet e këtij grupi do të fillojnë në mars të vitit të ardhshëm.