TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një grup profesionistësh të sëmundjeve mendore, të udhëhequr nga një treshe e mirënjohur psikiatrish, e konsiderojnë sjelljen e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump si "të rrezikshme" dhe thonë se shëndeti i tij mendor po përkeqësohet, si pasojë e hetimit që mund të sjellë shkarkimin e tij. Ata i janë drejtuar Kongresit me një letër.
"Po flasim në këtë kohë, sepse jemi të bindur se, sa më shumë afrohet koha e shkarkimit, Donald Trump, ka potencialin të bëhet edhe më i rrezikshëm, çka është një rrezik për kombin tonë", thonë Profesori i Yale Medical School, Dr. Bandy Lee, Profesori i George Washington University, Dr. John Zinner dhe ish drejtori i CIA-s, Dr Jerrold Post, në një deklaratë e cila do t'i dërgohet Kongresit.
Kjo deklaratë do të shoqërohet me një peticion me të paktën 350 firma, nga profesionistë të shëndetit mendor, të cilët i përkrahin këto konkluzione.
Në deklaratë thuhet se "dështimi për të monitoruar dhe për të kuptuar, aspektet psikologjike të [shkarkimit të Trump], apo ndalimi i tyre, mund të sjellë pasoja katastrofale".
"Ne e nxisim Kongresin t'i marrë këto shenja të rrezikshmee seriozisht dhe të ndalin impulset e tij shkatërruese. Ne dhe shumë të tjerë, jemi të gatshëm të japim rekomandimet e nevojshme, si edhe të edukojmë publikun, në mënyrë që të mundësojmë sigurinë tonë të përbashkët".
Dr. Lee shpjegon se presidenti vijon të përqafojë teori konspirative dhe kjo është një çështje e lidhur me problemin mendor, sepse ai ka mundësi të tërheqë publikun në një "psikozë kolektive në një nivel kombëtar".
"Shkëputja e tij nga realiteti, patologjia e tij po merr hov shumë më shpejt se aftësia e aktorëve racionalë, për të publikuar faktet", shprehet ajo.
Burimi: The independent