AKTUALITET, 2 Prill 2021, 14:16

Ndërron jetë brenda urbanit një 65-vjeçar në Tiranë, dyshohet arrest kardiak

Ndërron jetë brenda urbanit një 65-vjeçar në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, teksa një person ka ndërruar jetë brenda një autobusi.

“Rreth orës 13:00, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 65 vjeç, dyshohet se si pasojë e arrestit kardiak ka humbur jetën gjatë udhëtimit në një mjet autobuz”,-shpjegon policia.

Tiranë/Informacione paraprake

Rreth orës 13:00, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 65 vjeç, dyshohet se si pasojë e arrestit kardiak ka humbur jetën gjatë udhëtimit në një mjet autobuz.

Rreth orës 13:30, në rrugën “Hysen Xhura”, janë konfliktuar për motive të dobëta 2 vëllezër me njëri-tjetrin.

Si pasojë e konfliktit një shtetas i mitur 12 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës vëllain e tij me iniciale S. O., 17 vjeç, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.