TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lacio ishte duke zhvilluar një sezon të shkëlqyer por koronavirusi ndërpreu vrullin e bardhekaltërve.
Tashmë, ende nuk ka një datë për rifillimin e kampionatit, ndërsa opsionet janë të shumta e ndërkohë qarkullon edhe ideja për të anuluar tërësisht këtë sezon.
Megjithatë, drejtori sportiv i kryeqytetasve, Igli Tare theksoi se kampionati duhet të vazhdojë edhe për respekt të gjithë viktimave që janë regjistruar deri më tani. “Pavarësisht situatës katastrofike që po kalon vendi, unë dhe familja ime jemi mirë. Fatmirësisht, asnjë nga ne nuk është infektuar nga virusi.
Për mendimin tim sezoni duhet të përfundojë.
Kampionati duhet të ecë para për respekt të të vdekurve dhe të gjithë tifozëve. Nuk është koha e duhur për të vendosur mbi anulimin e garës.
Numri i të infektuarve po bie dhe ndërprerja e sezonit do ishte e padrejtë.