TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Bjellorusi jeta shkon përpara sikur asgjë të mos ketë ndodhur edhe në kohët e koronavirus. Të shtunën, ndërsa zhvillohej rregullirsh kampionati i futbollit, presidenti Alexander Lukashenko ka bërë një shfaqje në një ndeshje hockey në akull përpara publikut. “Këtu nuk ka virus – ka thënë 65 vjecari politikan për Btrc, Televizioni i Shtetit -. Ky është një frigorifer. Sporti, në vecanti ai në akull, janë ilaci më i mirë anti-virus”.
I kritikuar si “diktatori i fundit i Europës”, Lukashenko është një nga të paktit presidentë që nuk ka marrë masa drakoniane në këtë periudhë delikate historike. “Me këtë psikozë kemi bllokuar ekonominë gati në të gjithë botën” është justifikimi i tij. Në Bjellorusi deri tani janë konfirmuar pozitivë me Covid-19 vetëm 94 raste e nuk janë regjistruar viktima.
https://twitter.com/i/status/1244179970886418432