AKTUALITET, 19 Dhjetor 2018, 17:13

A po kërkon Rama të presë kokat e FRESH?

A po kërkon Rama të presë kokat e FRESH?

Lajmet që u shpërndanë pak ditë më parë në media për dorëheqjen e krut të FRESSH Eljo Hysko, nuk rrezultuan të kenë qenë aq pa bazë. Megjithëse vetë i interesuri i quajti ato “Fake news”, deklaratat e kryeministrit sot e kanë rritur shumë paqartësinë.

Nga Vlora, Rama shprehu rezerva për FRESSH, forumin e të rinjve socialistë, teksa u shpreh se “për fat të keq të partisë që e ka, ai tregoi këtë herë se nuk ekziston në universitete”.

Kjo është nga herët e pakta që Rama sulmon publikisht një zyrtar të rilindjes. Dhe kjo nuk është fare pa bazë. Të gjithë mediat e vndit raportuan në ditën që Rama do të shkonnte në emisionin e rakorduar Top Show, se mëngjesin e asaj dite ai thërriti Elio Hyskon në zyrën e tij në kryeministri. Qëllimi u morr vesh më pas: të organizojej një dialog fallco gjasme me studentë.

Në fakt organizata rinore e bëri këtë. Ajo e mbushi studion e Alban Dudushit me freshistë, por sa hap e mbyll sytë ata u demaskuan njëri pas tjetrit ne rrjetet sociale.

Nga ky moment termi freshist filloi të qarkullonte me përbuzje dhe përçmim mes studentëve protestues. Një organizëm i ndërtuar sipas shkollës së fasadës së Erion Veliajt,,pa rrënjë në mjediset rinore, FRESSH është bërë sot sinonimi i servilëve që duan të sigurojnë një vend pune pa u lodhur.

Vetë Rama e vuri re këtë dhe filloi përballje më të drejtpërdrejtë me studentët duke e kupruar se mbështetja tek FRESSH vetëm do ta nxirrte zbuluar.

Dhe sot ai arriti deri aty sa shpalli publikisht dështimin e kësaj organizate politike për të depërtuar në universitete. Në vend që ti bëhej ndihmë ajo u shndërrua në barrë për kryeministrin. Me sa duket edhe zërat e shpërndarë për largimin e Elio Hyskos, nuk paska qenë pa gjë. /Lapsi.al