TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqetësimet rreth angazhimit të Donald Trump ndaj NATO-s dhe këmbënguljes ushtarake të Rusisë mbeten në krye të axhendës së aleancës. Por pranë këtyre qendron dhe problemi i Turqisë gjysmë të shkëputur, një vend që jo vetëm zotëron forcën e dytë më të madhe të ushtarëve aktivë në NATO, por gjithashtu ndodhet në një pikë kritike gjeopolitike midis perëndimit dhe lindjes.
Turqia nuk është e paparashikueshme. Ajo gjithashtu ndjek një axhendë nacionaliste që mund ta sjell atë në kundërshtim me detyrimet e saj ndaj aleatëve. Burimi më i fundit i tensionit është përplasja ndërmjet Turqisë dhe Amerikës lidhur me inkursionin e Turqisë në Afrin, një enklavë kurde në veri-perëndim të Sirisë. Kjo nuk është, në mënyrë rigoroze, një çështje e NATO-s.
Megjithatë, trupat amerikane së shpejti mund të gjejnë veten nën sulmin e drejtpërdrejtë nga aleati i tyre i NATO-s nëse presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, përmbush një premtim për “mbytjen … para se të lindë” të një forcë sigurie kufitare prej 30,000 vetash të mbështetur nga Amerika, kryesisht të përbërë nga luftëtarë kurdë të YPG të cilët Turqia i konsideron si terroristë.
Erdogan ndoshta llogarit se mund të përballet me Amerikën, e cila është më pak e interesuar në rajon sesa ai. Ai mund të ketë të drejtë, por përplasja e interesave në Siri është vetëm një element në marrëdhëniet e trazuara të Turqisë me anëtarët e NATO-s. Kohë përpara grushtit të tentuar të shtetit në verën e vitit 2016, brenda NATO-s ka pasur shqetësime në lidhje me kthesen e Turqisë drejt autoritarizmit. Pas grushtit të shtetit të shmangur, këto frikëra janë intensifikuar.
Z. Erdogan, i irrituar për atë që ai konsideroi si reagime të pasinqerta të mbështetjes nga Perëndimi (në kontrast me urimet e përzemërta të Vladimir Putinit), nisi një spastrim brutal të të dyshuarve për mosbesnikëri. Në mesin e 50,000 të arrestuarve dhe 110,000 të larguarve nga puna për lidhje të supozuara me klerikun në mërgim, Fethullah Gulen (konsideruar si komplotuesi kryesor) janë dhe rreth 11,000 oficerë ushtarakë dhe pilotë.
Sipas një analisti ushtarak turk, 38% e gjeneralëve të Turqisë u shkarkuan. Shumë u veçuan si sekularistë pro-perëndimorë. Rreth 400 ushtarakë turq në NATO u pushuan nga puna dhe u urdhëruan të kthehen në shtëpi – shumë prej tyre ikën jashtë vendit se sa të përballeshin me burg – ndërsa u zëvendësuan nga besnikë më pak të kualifikuar të Erdoganit, disa prej të cilëve janë aktivisht armiqësor ndaj NATO-s dhe simpatizojnë kundërshtarët e saj. Gjenerali Curtis Scaparrotti, komandanti suprem i aleancës, është ankuar për “degradimin” e cilësisë së stafit.
Në një tjetër episod, deputetë gjermanë vitin e kaluar (jo për herë të parë) iu refuzua leja për të vizituar ekipet ajrore gjermane që fluturonin misione mbështetëse në Irak nga dy baza në Turqi, Incirlik dhe Konya. Ky ishte një lloj ndëshkimi pasi Gjermania i kishte ndaluar mbështetësit e Erdoganit nga mbajtja e tubimeve në tokën e saj në mbështetje të fushatës së tij për të zgjeruar kompetencat e presidencës. (Ai e quajti ndalimin si një kthim në “praktikat naziste”.)
Pas një ndërhyrjeje nga shefi civil i NATO-s, Jens Stoltenberg, turqit në fund i lejuan ligjvënësit akses në ekipet AWACS në Konya. Por gjermanët lëvizën gjithesi Tornados nga Incirlik në Muwaffaq Salti, një bazë ajrore në Jordani, të cilën Amerika po zgjeron, me një kosto prej 143 milion dollarë, si një politikë sigurimi në rast se duhet të largohen nga Incirlik.
Ngrohtësia e marrëdhënieve të Turqisë me Rusinë, veçanërisht që nga grushti i shtetit, është një shqetësim tjetër. Z. Erdogan shikon kundëpalën e tij në Kremlin si njeri për të bërë biznes me Sirinë. Ai sheh në të një udhëheqës të fortë dhe të qëllimshëm si vet ai. Duke iu drejtuar z. Putin, ai i dërgon një mesazh NATO-s se ai ka opsione të tjera. Nga këndvështrimi i z. Putin, Erdogan i jep atij një mjet për ndarjen dhe dobësimin e NATO-s dhe të Perëndimit, që është qëllimi i tij strategjik kryesor.
E kuqja mbi blu
Demonstrata më flagrante e politikës së jashtme të z. Erdogan ishte shpallja në dhjetor se Turqia ka nënshkruar një marrëveshje për blerjen e dy baterive të raketave të përparuara S-400 nga Rusia. Sistemi S-400 nuk mund të integrohet me sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s dhe, të paktën në fillim, do të ngrihen dhe operohen nga rusët. Përveç nëse Turqia nuk ngrihet nga shkëmbimi i informacionit të NATO-s për kundërmasat që synojnë të mposhtin S-400, Rusia mund të presë një thesar të inteligjencës.
Më shqetësuese, Turqia është një partner në programin e F-35 dhe do të marrë dorëzimin e 116 avionëve luftarakë që do të jenë shtylla e aftësisë ajrore luftarake të NATO-s për 30 vitet e ardhshme. Turqia do të jetë në një pozitë unike për të grihë S-400 kundër F-35, njohuri që Rusia mund të shfrytëzojë. Disa komentatorë të sigurisë kombëtare në Amerikë argumentojnë se Turqia duhet ose të anulojë S-400 ose ti njoftohet se nuk mund ta blejë F-35. Konfrontimi që do të rezultonte mund të çonte në tërheqjen e Turqisë nga NATO.
Zyrtarët e NATO-s po bëjnë çmos për të treguar një pamje të guximshme. Ata theksojnë se Turqia ka nënshkruar gjithashtu një marrëveshje me Eurosam, një konzorcium evropian që ndërton raketa mbrojtëse ajrore dhe se S-400 mund të jetë vetëm një pengesë. Ata gjithashtu thonë se, në mënyra të tjera, që ky është thjesht biznes i zakonshëm. Turqia po përmbush angazhimet e saj ndaj aleancës, për shembull duke ruajtur aeroportin e Kabulit dhe duke mos bërë asgjë për të penguar një marrëveshje sigurie të NATO-BE, të cilën ajo mund të kishte bllokuar.
Po ashtu, ka simpati për dobësinë e Turqisë ndaj terrorizmit dhe lavdërim për barrën e refugjatëve që ka mbartur. Edhe në qoftë se ekzistonte një mekanizëm për pezullimin ose dëbimin e Turqisë nga NATO, gjë që nuk ekziston (megjithëse kredencialet e saj demokratike të dëmtuara do ta pengonin hyrjen në aleancë si një anëtare e re), rëndësia gjeopolitike e saj është aq e madhe sa kurrë më parë.
Shpresa mbetet që Erdogan e di se Rusia po e përdor Turqinë për qëllimet e veta dhe se nuk është një zëvendësim i NATO-s si një partner i sigurisë afatgjatë. Është gjithashtu e mundur që paranoja e tij pas grushtit të shtetit të zbutet, ndonëse ka pak shenja të saj. Por si me shumë martesa të pakënaqura, realiteti është se – pavarësisht se sa të brishta marrëdhëniet e tyre janë – Turqia dhe NATO kanë pak zgjedhje, përveç se të përpiqen t’i bëjnë ato të funksionojnë./The Economist – Lexo.al/