SPORT, 4 Shkurt 2018, 12:26

Aubameyang debutoi me gol për Arsenal, rrezikon 1 vit burg

Aubameyang debutoi me gol për Arsenal, rrezikon 1 vit burg

Probleme për Pierre-Emerick Aubameyang, i cili sapo është transferuar nga Borussia Dortmund tek Arsenal për rreth 64 milionë euro dhe ka debutuar me gol me fanellën e “Topçinjve” në Premier League. Sulmuesi afrikan, në fakt, ka përfunduar në gjyq me akuzën se ka refuzuar t’i nënshtrohej kontrollit të policisë për të verifikuar nivelin e alkoolit në gjak pasi është ndalur nga forcat e rendit 28 qershorin e 2014-ës.

Aubameyang, 25-vjeçar në atë kohë, luante me Borussia Dortmund, por ka qenë në drejtim të Maserati-t të tij, në krahinën e Lombardisë, duke ecur me shpejtësi të lartë. Pasi është ndalur nga policia, ai ka refuzuar t’i nënshtrohej kontrollit dhe është identifikuar vetëm falë pasaportës së Gabonit. Ky rast është publikuar në “La Stampa” dhe është kthyer të flitet për të në Novara, por në një sallë gjyqi. Tani, ai rrezikon arrestin dhe një dënim nga gjashtë në një vit burg, përveç një gjobe që mund të shkojë nga 1.500 deri në 6.000 euro. Futbollisti i “Topçinjve”, sot 28 vjeç, nuk është paraqitur në gjyq.

Policët e rrugores, të intervistuar nga “La Stampa”, kanë kujtuar ngjarjen: “Në një moment kemi parë një Maserati që po ecte me shpejtësi shumë të lartë. I kemi bërë shenjë të ndalet dhe shofer ka hapur krahun pas rreth 50 metrash. Dukej se donte t’i shmangej kontrollit. Pas shumë tentativash, kemi arritur ta bindim që të zbresë. Që në momentin që uli dritaren kemi ndier erën e alkoolit; i kishte sytë e kuq dhe nuk qëndronte dot në këmbë”.

Dhe të mendosh se, me rastin e kalimit të tij tek Arsenal, vetë Aubameyang ka thënë disa ditë më parë: “Ndoshta nuk kam zgjedhur mënyrën më të mirë për t’u larguar, por të gjithë e dinë se Auba është i çmendur! Kam bërë shumë gabime në jetë, por kurrë me dashakeqësi”.