SPORT, 25 Shkurt 2020, 23:07

Napoli ndal Mesin por jo Grizman, barazim me pasoja për katalanasit

Napoli ndal Mesin por jo Grizman, barazim me pasoja për katalanasit


Napoli dhe Barcelona janë ndarë në barazim 1-1 në sfidën e parë mes dy skuadrave në “San Paolo”, duke lënë gjithçka të hapur për duelin e kthimit pasi katalanasit nuk mund të jenë tërësisht të kënaqur me mënyrën se si dolën nga fusha e lojës.

Napoli kontrolloi mirë ofensivën e miqve në pjesën e parë duke mbajtur larg portës rrezikun Mesi, ndërsa gjeti rrjetën me një kryevepër të Mertens nga jashtë zonës. Kjo bëri që Barcelona të futej më me këmbëngulje në pjesën e dytë në kërkim të barazimit dhe me Mesin e rrethuar gjithmonë nga shumë fanella të kaltra, gjeti hapësirën të tundte rrjetën me Grizman i cili shënoi golin e parë si katalanas në Ligën e Kampioneve në një transfertë.

Edhe pse Barcelona krijoi raste, nuk ia foli të shënonte më, ndërsa e mbylli sfidën me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Vidal i cili do të mungojë në sfidën e kthimit, ashtu si edhe Buskets, po për kartonë të verdhë. Kësisoj, kjo do të jetë një dhimbje koke më shumë për Setien, i cili sheh t’i reduktohet edhe më shumë mundësia e zgjedhjes së lojtarëve për duelin e kthimit.

Napoli-Barcelona 1-1

30′ Mertens / 57′ Grizman