AKTUALITET, 13 Qershor 2019, 16:02

Kishin mbjellë drogë në kopsht, arrestohen kryeplaku dhe djali

Kishin mbjellë drogë në kopsht, arrestohen kryeplaku dhe djali

Policia e Vlorës ka informuar se ka arrestuar kryeplakun e fshatit Penkovë të Selenicës dhe djalin e tij, pasi në kopshtin e shtëpisë kishin mbjellë kanabis.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Arrestohet nga Policia kryeplaku i fshatit bashkë me të birin, pasi iu gjetën të kultivuara bimë narkotike përreth banesës së tyre.

Shërbimet e Stacionit Policor Selenicë në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, pas kontrollit të ushtruar përreth një banese në fshatin Penkovë, Bashkia Selenicë, u konstatun të mbjella bimë dhe fidanë të dyshuara të llojit cannabis sattiva.

Menjëherë, Policia ka arrestuar pronarët e banesës si autorë të dyshuar në lidhje me kultivimin e tyre.

Arrestohen në flagrancë shtetasit:

A. N., 57 vjeç, me detyrë – Kryeplak i Fshatit Penkovë.

V. N., 23 vjeç, banues në të njëjtën banesë.

(babë e birë)

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimi i detyrës”.