AKTUALITET, 26 Nëntor 2019, 17:33

Mustafa solidarizohet me familjet e viktimave, ‘shqiptarët po përjetojnë një tragjedi të rëndë’

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka shprehur dhembjen dhe solidarizimin me shtetin shqiptar dhe me familjet e viktimave të kësaj fatëkeqësie, ku deri tani kanë ndërruar jetë 18 persona dhe janë mbi 600 të plagosur.

Mustafa uron të tejkalohet sa më shpejtë kjo gjendje me sa më pak viktima njerëzore e materiale, si dhe shërim sa më të shpejtë të vllezërve dhe motrave tona që morën lëndime në këtë fatëkeqësi.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë

Shqipëria dhe shqiptarët po përjetojnë një tragjedi të rëndë nga pasojat e tërmetit.

I telefonova Presidentit të Shqipërisë, z. Ilir Meta për ti shprehur dhembjen dhe solidarizimin tonë me shtetin shqiptar dhe me familjet e viktimave të kësaj fatëkeqësie. E urova që sa më shpejtë të tejkalohet kjo gjendje me sa më pak viktima njerëzore e materiale dhe për shërim sa më të shpejtë të vllezërve dhe motrave tona që morën lëndime në këtë fatëkeqësi.

Fizikisht jemi në Kosovë por me mendje dhe përjetime, së bashku me juve në Shqipëri.