AKTUALITET, 26 Nëntor 2019, 16:15

Foto-Emri/ Mrekulli në Durrës, pas dy viktimave, nxirret i gjallë nga rrënojat e hotelit 35-vjeçari

Një tjetër lajm i mirë vjen nga Durrësi. Është nxjerrë i gjallë nga rrënojat një tjetër person, 35-vjeçari Adriatik Boti, nga Dibra.

Trupi i të riut është nxjerrë i gjallë nga rrënojat në hotel “Miramare”, në Durrës, i cili është shkatërruar plotësisht nga tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, i ndjekur nga një sërë lëkundjesh të tjera të forta.

Nga rrënojat e hotel “Miramare” janë nxjerrë deri më tani dy trupa të pajetë, ndërsa i tretë fatmirësisht është nxjerrë i gjallë.