AKTUALITET, 16 Dhjetor 2019, 22:51

'Muri Blu' i Konservatorëve/ Kryeministri Johnson pozon me 109 deputetët e tij të rinj

'Muri Blu' i Konservatorëve/ Kryeministri Johnson pozon me 109

Sonte, Boris Johnson ka pozuar me 109 deputetë Konservatorë të sapozgjedhur të parlamentit, ndërkohë që kryeministri ka filluar të formojë administratën e tij të re.

Kryeministri Johnson u takua me grupin e deputetëve në Sallën Westminster, në një shfaqje force ndaj kundërshtarëve të tyre, pasi Konservatorët arritën të rivizatonin hartën politike të MB në zgjedhjet e javës së kaluar, raporton Dailymail.

Ai tani do të jetë në gjendje të realizojë sloganin e tij 'Get Brexit Done' dhe të nxjerrë Britaninë e Madhe jashtë BE, deri më 31 janar.