TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Modelja shqiptare Ajsel Abazi, ka shpërthyer me akuza publike ndaj ish-partnerit të saj, futbollistit Eros Grezda, duke e akuzuar për mungesë në jetën e djalit të tyre.
Sipas saj, Grezda mungoi në festën e 3-vjetorit të vogëlushit, e takon vetëm një herë në muaj dhe ka zgjedhur t’i japë përparësi jetës së tij personale, ndërsa djali, sipas modeles, ka mbetur në plan të dytë.
Përmes një serie postimesh në InstaStory, Ajsel Abazi, e cila deri më tani kishte zgjedhur të mos fliste publikisht për jetën e saj private, tha se këtë herë vendosi të thyejë heshtjen pasi bëhet fjalë për mirëqenien e djalit të tyre.
“Ky nuk është një postim për hakmarrje, as për të denigruar dikë. Nuk është as një kërkesë për vëmendje. Është një reflektim për atë që do të thotë të jesh prind dhe për përgjegjësinë që nuk mbaron kurrë”, shkruan ajo.
Modelja sqaron se nuk e shqetëson fakti që ish-partneri ka krijuar një lidhje të re, por se e lëndon mungesa e tij si prind. Siç pretendon ajo, Grezda ka munguar në 3-vjetorin e ditëlindjes së djalit dhe ka nxjerrë justifikime për “neglizhencën” e tij.
“Te mungosh në 3-vjetorin e ditëlindjes së djalit tënd, ndërkohë që vetëm dy ditë më parë ke qenë në Tiranë me partneren tënde, është një mungesë që nuk mbulohet me justifikime. Të gjesh kohë për dy javë pushime, por të thuash se nuk ke mundësi ta marrësh djalin tënd qoftë edhe për disa ditë në plazh, është një zgjedhje. Të takosh fëmijën vetëm një herë në muaj, edhe pse dera ka qenë gjithmonë e hapur, është një zgjedhje”, shprehet ajo.