LIFESTYLE, 14 July 2026, 21:25

Nga Robbie Williams te Laura Pausini, yjet që do të ndezin ceremoninë e mbylljes së Botërorit

Nga Robbie Williams te Laura Pausini, yjet që do të ndezin

Botërori 2026 po shkon drejt fundit dhe gjithçka është gati për ceremoninë e mbylljes. Në këtë event spektakolar janë parashikuar të marrin pjesë disa prej artisëve më të mirë të skenës ndërkombëtare.

Mes yjeve të muzikës do të jetë edhe artistja e madhe italiane, Laura Pausini. Në një ceremoni që do të mbahet 90 minuta përpara fillimit të sfidës, këngëtarja e famshme italiane do të performojë së bashku me Nicole Scherzinger e Robbie Williams, të tjerë emra të mëdhenj të muzikës të përfshirë në këtë eveniment madhështor.

Po kështu në këtë spektakël pritet të jetë edhe aktori i njohur hollivudian Tom Cruise. Në skenën e ceremonisë së mbylljes, të tre artistët do të interpretojnë ‘Desire’ himnim zyrtar të kompeticionit.

 E punuar në bashkëpunim me Balich Wonder Studio, ceremonia e mbylljes do të festojë pasionin, emocionin dhe shpirtin global që kanë përkufizuar edicionin e 23 të Kupës së Botës të zgjeruar në 48 skuadra.