AKTUALITET, 31 Gusht 2020, 14:31

MTV Awards/ Bella Hadid zgjedh veshjen e stilistes së talentuar shqiptare, Nensi Dojaka

Modelja e njohur, Bella Hadid, është shfaqur në ceremoninë e çmimeve MTV, me një veshje nga stilistja e talentuar, Nensi Dojaka, një 26 vjeçare me origjinë shqiptare.

Dojaka, ka studiuar në Central Saint Martins në Londër dhe ka themeluar linjën e saj të veshjeve  "Nensi Dojaka".

Gjatë ceremonisë së pazakontë dhe të ndërthurur me video dhe performanca pa audiencë, për shkak të pandemisë, Hadid prezantoi çmimin "Tricon" për këngëtaren Lady Gaga, çmim i rezervuar për artistë që kanë arritje të jashtëzakonshme në tre ose më shumë disiplina.

Gaga arriti të fitojë 5 çmime në MTV VMA, duke dominuar plotësisht eventin.

Foto: Bella Hadid në MTV VMA, shfaqet me veshje nga Nensi Dojaka.