AKTUALITET, 30 Gusht 2020, 22:33

Konfirmohen 157 raste të reja dhe dy víktíma nga koronavirusi në Greqi, 35 pacientë të intubuar

Konfirmohen 157 raste të reja dhe dy víktíma nga koronavirusi

Janë konfirmuar 157 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Greqi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infektimeve në 10 134.

Mediat fqinje raportojnë se situata në spitalet Covid është shqetësuese, ku 35 pacientë ndodhen të intubuar në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe dy pacientë të tjerë, duke e çuar në 262 numrin total të vdekjeve nga virusi i rëndë. Lajm i mirë është se 149 pacientë e kanë fituar betejën me Covid-19, duke lënë ambientet e spitaleve.