AKTUALITET, 30 Gusht 2020, 23:02

Numërohen mbi 87% e votave në Mal të zi, shqiptarët fitojnë dy deputetë, kryeson partia e Gjukanoviçit

Numërohen mbi 87% e votave në Mal të zi, shqiptarët

Dalin rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi. Deri më tani janë numëruar mbi 87% të votave dhe nga projeksionet e para kryeson partia e Presidentit Milo Gjukanoviç.

Ndërkohë, Lista Shqiptare deri më tani ka marrë 1.4% të votave, duke siguruar kështu një mandat, po ashtu edhe Koalicioni Shqiptar ka siguruar 1.1% të votave, duke siguruar po ashtu një mandat deputeti.

Sipas Qendrës për Monitorim dhe Kërkim, partia Boshnjake ka 3 mandate dhe Social Demokratët po ashtu. Ndërkohë bie në sy rritja e koalicionit “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” me 27 mandate dhe e të gjelbërve me 4 po aq sa koalicioni “Paqja është kombi ynë”.

Qendra për Tranzicionin Demokratik bëri me dije se 75.9% e qytetarëve me të drejtë votimi ushtruan votën, mes tyre edhe thuajse 25 mijë shqiptarë.