AKTUALITET, 30 Gusht 2020, 19:29

Aksident masiv në Elbasan, përplasen tre automjete

Aksident masiv në Elbasan, përplasen tre automjete

Një aksident raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në aksin Elbasan-Labinot. Janë përplasur tre automjete në fshatin Mengel.

Si pasojë e përplasjes kanë marrë lëndime të lehta tre persona. Mësohet se tre të plagosurit janë dërguar në spitalin e Elbasanit për të marrë trajtimin mjekësor.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.