TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Mal të Zi, përvec zgjedhjeve parlamentare u mbajtën këtë të diel edhe zgjedhjet lokale në pesë komuna. Në komunën e Budvës duket se ka fituar koalicioni pro-rus dhe pro-serb. Pas hapjes së shtatë kutive të para nga 27 në total, koalicioni “Së bashku për Ardhmërinë e Malit të Zi” – i udhëhequr nga Marko Bato Carevic ka marrë 48% të votave, koalicioni “Paqja është kombi ynë” 15% të votave, ndërsa koalicioni rreth DPS është 15%. Në selinë zgjedhore “Për të Ardhmen e Budvës”, Careviç hapi shampanjë dhe shpalli fitoren.
Përpjekja e shqiptarëve që të fitojnë edhe një komunë tjetër në Mal të Zi, pas asaj të Tuzit në zgjedhjet e kaluara ka dështuar. DPS ka fituar komunën e Gucisë ndërkohë që shqiptarët nuk u renditën dot as të dytët. Në zgjedhjet lokale në Guci, lista zgjedhore e DPS fitoi më shumë vota, por asaj do t’i duhet të formojë një koalicion me partnerë më të vegjël. Sipas Vijesti, DPS mori 776 vota, Social Demokratët rreth 500, Koalicioni Shqiptar 469 dhe Partia Boshnjake 242 vota.