AKTUALITET, 3 Shkurt 2018, 17:01

Moti i keq rrezikon shembjen e urës në Delvinë, e inauguroi ministrja Xhaçka

Moti i keq rrezikon shembjen e urës në Delvinë, e inauguroi

Si pasojë e reshjeve të dendura që kanë pushtuar mbarë vendin ditën e sotme, situata paraqitet problematike në zonën e Sarandës. Në këtë qytet mësohet se është pezulluar lundrimi në det, ndërsa dallgët arrijnë deri në 7 ballë.

Po ashtu, problematike paraqitet situata edhe në Bashkinë e Delvinës, pasi janë rritur ndjeshëm prurjet e lumit të Kalasës, duke rrezikuar kështu që të shembet ura e Vanës. Kryetari i Bashkisë së Delvinës, Rigels Balili tha se po ndërhyhet për të parandaluar prishjen e urës. Ai pohoi se nëse ura shembet, rreth 350 familje do të bllokohen.

“Situata është përkeqësuar. Po rrezikohet ura që u inaugurua nga ministrja Xhaçka, por punimit nuk kanë qenë aq të mira. Në fillim të dhjetorit bëmë një ndërhyrje provizore, por nuk e përmirësoi situatën”, – tha ai.