AKTUALITET, 12 Maj 2021, 08:37

Mot me diell por edhe reshje shiu të herëpashershme në disa zona

Mot me diell por edhe reshje shiu të herëpashershme në disa zona

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik shoqëruar me masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa.

Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë intervalet e shkurtra me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Në zonën e veriut dhe qendër reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-8 m/sek, përgjatë vijës bregdetare deri në 12 m/sek, erë me rrahje shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 10°C deri në 22°C

zonat e ulëta 11°C deri në 23°C

zonat bregdetare 12°C deri në 22°C.