AKTUALITET, 11 Maj 2021, 19:55

Dekorimi i Peter Handke nga Vuçiç, reagon Enver Hoxhaj: Mori çmim si vlerësim për mohimin e genocidit në Kosovë dhe Bosnjë

Dekorimi i Peter Handke nga Vuçiç, reagon Enver Hoxhaj: Mori

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka reaguar pasi presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka dekoruar shkrimtarin austriak Peter Handke me titullin më të lartë “Urdhrin e Yllit të Karagjorgjevicit”.

Hoxhaj në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se Handke mori çmim nga ultranacionalistët serbë dhe nga Aleksandër Vuçiç si vlerësim për mohimin e tij të gjenocidit në Kosovë dhe Bosnjë.

“Laureati i Çmimit Nobël, Peter Handke mori çmim nga ultranacionalistët serbë dhe nga Aleksandër Vuçiç si vlerësim për mohimin e tij të gjenocidit në Kosovë dhe Bosnjë. Rehabilitimi i Millosheviçit dhe politikat e tij gjenocidale nga Serbia tregojnë se Serbia është e njëjtë: një shtet gjenocidal”, ka shkruar Hoxhaj.