AKTUALITET, 11 Maj 2021, 20:57

E plagosur edhe bashkëshortja e tij / Atentati në Elbasan, policia jep detajet mbi vrasjen (Emri)

E plagosur edhe bashkëshortja e tij / Atentati në Elbasan, policia jep

Një i ri ka mbetur i vdekur nga një atentat me armë zjarri në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në lagjen “Skënderbej”, ku mbeti i vdekur shtetasit Everest Çaka.

Ai ndodhej brenda një automjeti kur është vrarë me armë zjarri, ndërsa në makinë ndodhej edhe bashkëshortja e tij, Silvana Çaka. Ende nuk dihen motivet e krimit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:10, në lagjen “Skënderbe”, Elbasan, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri në mjet shtetasi E.Ç, rreth 41 vjeç si dhe është plagosur në dorë bashkëshortja e tij shtetasja S.Ç., jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë

rrethuar zonën.

Janë ngritur pika konrolli në hyrje – daljet në qytetin e Elbasanit dhe vijon kontrolli i zonës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.