AKTUALITET, 11 Maj 2021, 20:30

E qëlluan ndërsa ndodhej në makinë me një vajzë, humb jetën i riu në Elbasan

E qëlluan ndërsa ndodhej në makinë me një vajzë,

Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Elbasan. Burime bëjnë të ditur se një i ri është qëlluar ndërsa ndodhej në automjetin e tij e për pasojë ka ndërruar jetë.

Mësohet po ashtu se i riu ndodhej në makinë, i shoqëruar nga një vajzë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbej”.