AKTUALITET, 4 Nëntor 2018, 12:53

Si e kontrollon “Ndrangheta” trafikun e drogës në Europë, dënohet edhe ish-futbollisti i kombëtares italiane

“‘Ndrangheta’, organizata kriminale më e fuqishme në Itali, është infiltruar në të gjithë Europën ku ka përdorur bizneset si mbulim për veprimet e paligjshme të trafikut të drogës”, thotë për Euroneës Prokurori kundër mafies dhe luftës kundër terrorizmit, Federico Cafiero De Raho.

Grupi, baza e të cilit është në rajonin jugperëndimor të Kalabrisë, zuri titujt kryesorë këtë javë kur një gjykatë në qytetin veriot të Reggio Emilias dha 118 masa burgimi me mbi 1200 vjet në total, për akuzën e infiltrimit të tyre në ekonominë e zonës.

Ish futbollisti i kombëtares italiane, ylli Vincenzo Iaquinta ishte mes të dënuarve në gjyq, pasi u gjet fajtor për posedim të një arme zjarri.

Vincenzo Iaquinta1

Gjyqtari hodhi poshtë akuzat se ai ishte i përfshirë me “Ndrangheta”, por tha se babai i tij, i cili është dënuar me 19 vjet burgim, ka pasur lidhje me mafien.

Vincenzo Iaquinta

Por nuk janë vetëm qytetet italiane ku ky grupim është shtrirë.

Federico Cafiero De Raho thotë për Euroneës se dënimet massive provuan se celulat e “Ngrangheta” “janë të afta të zhvillohen kudo”.

“Ndrangheta” është rritur në mënyrë të qëndrueshme gjatë dekadës së fundit falë rolit të saj në trafikun e drogës në Europë nga Amerika e Jugut.

“Mënyra me të cilën ata ‘ndosin’ territorin është e njëjtë më memyrën që përdorin në vendin e tyre të origjinës”, thotë prokurori lidhur me shtrirjen e tyre në të gjithë Europën.

Për të zhvilluar operacionet e trafikut të kokainës, prokurori thotë se “Ndrangheta” përdor portet e Europës, përfshi këtu edhe ato të Antverp, Rotterdam dhe Amsterndam.

Ai vuri në dukje se komunitetet lokale shpesh përfitojnë ekonomikisht nga ardhja e tyre.

“Askush sot nuk mund të ketë stabilitet të madh ekonomik më shumë sesa shoqëritë që fshihen pas ‘Ndranghetas dhe organizatave të tjera të mafies’”, thotë Prokurori.

“Për tiu fshehur zbatimit të ligjit, Ndrangheta përdor kompani të maskuara, të cilat blejnë një numër biznesesh në Holandë që tregtojnë lule dhe përmes tyre organizojnë trafikun ndërkombëtar të drogës dhe parave”, thotë më tej prokurori.

“Në disa survejime shfaqet mënyra se si ata lëvizin me ccanta të mëdha, nga ato që përdoren për të mbledhur gjethet, plot me para”, thekson më tej Federico Cafiero De Raho.

Ai shpjegon se grupi u vendos në të gjithë Europën për të krijuar “kutinë kineze” që e bën të vështirë për autoritetet për të ndjekur flukset financiare apo për të bërë lidhjen e kompanive me “Ndranghetën”.

“Në investigimet tona ne kemi verifiuar se si ka lëvizur Ndrangheta nga Holanda, ku ai kishte një kontakt të fortë në Gjermani. Më pas nga Gjermania në Belgjikë. Nga aty, ai lëvizi në vendet europiane, si për shembull në Rumani”. Në një prej investigimeve u shfaqën disa kompani të cilat u hapën në Rumani që përdornin si mbulim operacionet e riciklimit. Këto kompani të cilat bënë biznes me Italinë, më pas lëvizën drejt Mbretërisë së Bashkuar pas dy vjetësh dhe aty u mbyllën” thotë më tej prokurori.

Sipas vlerësimeve të FBI-së “Ndrangheta” ka rreth 6 mijë anëtarë. Thuhet se grupi kontrollon rreth 80% të trafikut të kokainës në Europë.

PERKTHEU PANORAMA