AKTUALITET, 10 Korrik 2020, 11:07

1318 persona aktivë me koronavirus, Tirana mbetet vatra e ‘nxehtë’, Ministria e Shëndetësisë: Mbani maskën kudo!

1318 persona aktivë me koronavirus, Tirana mbetet vatra e


Ka shkuar në 1318 numri i personave aktivë me COVID19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informoi sot se rekordin e të prekurve vazhdon ta mbajë Tirana me 529, duke u bërë kështu kryevatra e koronavirusit në vend.

Pas saj, vjen Shkodra, Kruja dhe Durrësi, ndërkohë që koronavirusi ka marrë zgjerim edhe në rreth të tjera.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 43 qytetarë, duke e çuar në 1875 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Përballë situatës së krijuar, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton bizneset se duhet të respektojnë me rigorozitet protokollet për të ruajtur shëndetin e punonjësve dhe qytetarëve. ‘Mbajtja e maskës e detyrueshme në ambientet e mbyllura.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton bizneset se duhet të respektojnë me rigorozitet protokollet për të ruajtur shëndetin e punonjësve dhe qytetarëve”.

Ministria e Shëndetësisë i është drejtuar me një lutje të gjithë qytetarëve: Tregohuni të kujdesshëm, respektoni distancimin fizik, higjienën personale.

Mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura është e domosdoshme.

Mbani maskën kudo ku nuk mund të ruani distancën fizike, për të mbrojtur veten dhe të tjerët, për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Izolohuni nëse keni shenja të sëmundjes dhe telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.

Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 529

Durrës 229

Shkodër 169

Vlorë 120

Lezhë 65

Fier 41

Kukës 40

Elbasan 34

Korçë 32

Berat 24

Dibër 18

Gjirokastër 17.