AKTUALITET, 10 Korrik 2020, 10:38

Dy pacientë me koronavirus ndërrojnë jetë tek Infektivi

Dy pacientë me koronavirus ndërrojnë jetë tek Infektivi


Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar sot dy humbje jete në spitalin Infektiv, duke e çuar në 85 numrin e vīktimave në vend.

Vīktimat janë 81 vjeçar nga Shkodra dhe një 61 vjeçar nga Elbasani, të shtruar prej disa ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rënduar, nuk kanë mundur të mbijetojnë, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 90 raste pozitive.

Situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 529

Durrës 229

Shkodër 169

Vlorë 120

Lezhë 65

Fier 41

Kukës 40

Elbasan 34

Korçë 32

Berat 24

Dibër 18

Gjirokastër 17.